Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në bashkëpunim me UNDP dhe GIZ, është mbajtur sesion informues për studentët dhe alumnin, për pjesën e bootcamp-eve të trajnimit për aftësim në programim.
Granit Brajshori nga GIZ ka shpalosur mundësitë për aplikim në “Programin për Aftësim Digjital”.
Kurse, Valon Xoxa nga UNDP ka thanë se ky program ka për qëllim të përkrah 110 punëkërkues të rinj në zhvillimin e aftësive digjitale, përmes trajnimeve intensive në fushën e TIK. Trajnimet do të jenë në fusha si: aplikacione celulari, zhvillim të webeve, inxhinieri e të dhënave, rrjeta, marketing digjital dhe dizajn digjital.
Sipas tij në fazën përfundimtare, 50 të përzgjedhura nga 110 përfituesit e trajnimeve, do të iu mundësohet praktika në punë me pagesë në kompani private, ku kohëzgjatja do të jetë 6 muaj.
Gjatë këtij sesioni po ashtu studentët dhe alumi pjesëmarrës, janë informuar se tashmë është hapur edhe aplikimi për të gjithë të interesuarit.
Aplikimi është i hapur deri më 8 prill 2022.
Për më shumë informta shikojeni dokumentin: Aplikimi
Ky program është bashkëpunim mes UNDP Kosovo dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës dhe mbështetur financiarisht nga Gjermania përmes GIZ Kosovo.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan