Njoftim për mundësi trajnimi për studentet e Fakultetit Ekonomik

21 Mars, 2022

Të nderuar/a

Ju ftojmë në sesionin informues për trajnimet e reja të zhvilluara nga KUDO Education (www.kudo-education.com) me titull “ Become Freelance Digital Accountant” ( Bëhu Kontabilist Dixhital i Vetëpunësuar) .

Objektivi kryesor i këtyre trajnimeve është të rrisë punësueshmërinë në Kosovë duke krijuar perspektivat e qëndrueshme të punësimit për të rinjtë përmes përmirësimit të aftësive teknike/teknologjike në fushën e kontabilitetit dhe soft skills dhe kështu duke i përgatitur për angazhim efektiv në punë online si Kontabilist Dixhital i vetpunësuar (freelance) ,duke u bërë pjesë e një ekonomie të re të quajtur“ Gig Economy”.

Ky sesion informues planifikohet të mbahet online permes ZOOM me date 24.03.2022 me orar 16:00-16:45.  Te gjithe kandidatet e interesuar për këtë sesion informues duhet të regjistrohen ne linkun si në vijim: – https://docs.google.com/forms/d/18qpzD5D_wFPIr85ipJqey-p6hfEmgDj4MBmh3tekFwM/edit?ts=6227472f

Të drejtë regjistrimi kanë studentët e vitit të dytë dhe të tretë. Kandidatve të regjistruar do tu dërgohet linkun për takim përmes ZOOM.

Në fund të sesionit informues  përmes sistemit të lotarisë do të përzgjedhim 2  nga pjesëmarrësit prezent  të cilët do të përfitojnë FALAS  trajnimin Bëhu Kontabilist Dixhital i Vetepunesuar 

Ju mirëpresim!

KUDO EDUCATION