Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit në Kroaci, pa mbahet punëtori për klinikat ligjore. Në këtë organizim nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, po marrin pjesë prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, Fatmire Krasniqi prodekane e Fakultetit Juridik, Porfesori Selim Daku dhe asistentja Lizë Rexhepi.
Qëllimi i punëtorisë është transmetimi i përvojave në themelimin dhe funksionimin e klinikave ligjore nga Fakulteti Juridik i Universitetit te Zagrebit tek partnerët Kosovar.
Projekti ENEMLOS ka për qëllim krijimin e një klinike juridike të drejtpërdrejtë, e cila do të ofronte këshilla juridike nga studentët, nën mbikëqyrjen e avokatëve dhe mentorëve të kualifikuar.
Universiteti “Kadri Zeka” është partner për Kosovë i projektit ENEMLOS, me gjithsej 15 partnerë nga Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar, derisa koordinator është Universiteti i Podgoricës, ndërkaq pjesë e projektit me mbështetjen e UKZ-së, është edhe Oda e Avokateve te Kosovës dhe Gjykata Themelore në Gjilan.
Projekti ENEMLOS parasheh rritjen e punësimit të studentëve të Fakultetit Juridik përmes mësimit praktik, i cili projekt është në kuadër të Programit ERASMUS+, që mision ka ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë, të cilin e financon Komisioni Evropian.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan