Prorektori për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi së bashku me Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Minire Rexhepi udhëheqëse e Zyrës për Komunikim me Publikun, si dhe studenti Armend Salihu nga Klubi i IT në UKZ, kanë zhvilluar një takim në Gjimnazin të Shkencave Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ku janë pritur nga zv. Drejtori Agim Asllani. Ata kanë takuar nxënësit e Klubit të Karrierës, të cilët i kanë prezantuar nxënësve informacionin e përgjithshëm rreth Universitetit Publik “Kadri Zeka”, programet studimore, periudhën e regjistrimeve dhe detaje të tjera si dhe kushtet e studimit, përfitimin e bursave studentore dhe mundësitë e punësimeve që ofrohen në tregun e punës pas përfundimit të studimeve në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
Nxënësve pjesëmarrës u është shpërndarë nga një informator për programet studimore që ofron UKZ, që janë programe në hap me tregun, që sigurojnë punësim, bursa, vazhdim të studimeve jashtë vendit etj.
Nxënësit kanë pasur mjaft interesim për mundësitë e studimit që ofron UKZ, të cilë morë përgjigje nga përfaqësuesit e Universitetit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan