Në kuadër të projektit QUADIC- Quality development of international cooperation and project management, (zhvillimi cilësor i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe menaxhimit të projekteve) po mbahet trajnimi virtual dy ditor, 8 dhe 9 dhjetor 2021.
Gjatë këtij trajnimi po diskutohen hapat drejt një strategjie të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku fjalën kryesore e ka Prorektori për bashkëpunim Ndërkombëtar i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, njëherësh koordinator i projektit QUADIC.
Gjatë ditës së parë është diskutuar rreth ndërkombëtarizimit të universiteteve; kornizës akademike të bazuar në kulturën e Università per Stranieri Perugia; është diskutuar për Bordin e Cilësisë; për punën e zbatimit të projektit në fjalë dhe po ashtu janë vendosur datat e reja për të gjitha ngjarjet e ardhshme në kuadër të Projektit QUADIC 2022.
Në ditën e dytë të trajnimit i organizuar nga UNISTRAPG mbi Ndërkombëtarizimin në kuadër të Projektit QUADIC, pjesëmarrësit gjatë takimit virtual, kanë diskutuar rreth strategjive të projektimit ndërkulturor për një universitet ndërkombëtar; shërbimet e studentëve për një mjedis akademik të ndërkombëtarizuar, si dhe është dhënë vlerësimi rreth trajnimit dhe hapave të mëtutjeshëm.
Projekti QUADIC ka të bëjë me ndërkombëtarizimin e universiteteve si dhe ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare, aplikuar si koordinator nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe ka gjithsejtë 18 partner vendor, regjional dhe ndërkombëtar, që financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 991.381 Euro.
Ky projekt është një mundësi e mirë për partnerët nga Kosova dhe regjioni që të rrisin kapacitetet e tyre në ndërkombëtarizim dhe në shkrim të projekteve ndërkombëtare, gjithmonë të ndihmuar nga partnerët Evropianë, si Universiteti i Nicës, Universiteti i Lubljanës, Universiteti Teknik i Sofjes dhe Universiteti i Perugias.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan