Në vazhdën e organizimeve të Caritas Zviceran në kuadër të projektit SHPRESE, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit dhe Institutin Pedagogjik, u mbajt punëtoria e II-të me temë: “Mjedisi mësimor, materialet didaktike dhe menaxhimi i kohës e grupit” .
Punëtorinë e realizuan Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemaili, profesoreshë e Fakultetit të Edukimit në UKZ me Master Trajnerët; Valona Gashi, Sahara Reqica, Shpëtim Azemi.
Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemaili theksoi rëndësinë e mjedisit të jashtëm dhe mjedisit të brendshëm për zhvillimin e përmbajtjes në arsimin parashkollor.
Sipas Profesoreshës Arbona Xhemaili, mjedisi fizik dhe materialet didaktike duhet t’u ofrojnë fëmijëve mundësi optimale për zhvillim përmes lojës, me qëllim të arritjes të objektivave kurrikulare.
Në punëtori ishin të pranishëm stafi akademik dhe studentët e Fakultetit të Edukimit në UKZ.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan