Prorektori për Buxhet dhe Financa, Prof. Ass. Dr. Bajram Fejzullahu, Prodekani i Fakultetit Ekonomik Prof. Asoc. Dr. Shefket Jakupi, Profesorët Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa dhe Prof. Ass. Dr. Ekrem Halimi, nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, po marrin pjesë në punëtorinë “Rritja e Kulturës Kërkimore në Arsimin e Lartë në Kosovë”, që po mbahet në Universitetin e Zagrebit. Në këtë punëtori që është organizuar në kuadër të projektit “ResearchCult”, po marrin pjesë edhe drejtues dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të arsimit të lartë në Kosovë, si nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), Kolegji IBC etj.
Në kuadër të punëtorisë që mbahet prej 30 nëntor deri më 03 dhjetor 2021, janë paraparë të zhvillohen 6 sesione, ku trajtohen shkëmbimi i partnerëve dhe progresi rreth krijimit të revistës shkencore si dhe qasjes së hapur në platforma kërkimore. Gjithashtu diskutohet për organizimin e seminarit mbi themelimin e revistës shkencore dhe udhëzimet për zhvillimin e standardeve kombëtare për revistat shkencore, për rregullat dhe praktikat për titujt akademik/shkencor dhe promovim etj.
Ky projekt ka për qëllim të mbështesë forcimin e kulturës së kërkimit në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë duke mbështetur forcimin e politikave dhe praktikave ekzistuese, si dhe krijimin e rregulloreve dhe mekanizmave të rinj.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan