Rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, uron studentët, stafin akademik dhe administrativ të Universitetit dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë për Festat e Nëntorit, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Festat e Nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajë për rilindjen e shtetit të Kosovës.
Në këtë ditë të shënuar, përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Urime 28 Nëntori!
Prof. Dr. Bajram Kosumi
Rektor i UKZ-së
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan