Një grup studentësh të Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, vizituan Gjykatën Themelore.
Kjo vizitë është realizuar në kuadër të programit mësimor nga lënda “E drejta e procedurës penale”, të cilën e ligjëron Prof. Ass. Dr. Albulena Hajdari – Krasniqi, ku studentët patën rastin të ndjekin zhvillimin e një seance gjyqësore në Gjykatën Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm.
Studentët u pritën nga kryetari i Gjykatës z. Ramiz Azizi dhe gjyqtari z. Rilind Sermaxhaj, të cilët i kanë njoftuar ata me mënyrën e funksionimit dhe me kompetencat e Gjykatës Themelore në Gjilan në kuadër të sistemit shtetëror të Kosovës, me mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës dhe me procesin e vendimmarrjes. Ndër të tjera gjatë takimit studentët nënë udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Albulena Hajdari Krasniqi, janë njoftuar për të rejat që ka sjellë reformimi i sistemit gjyqësor, ndërkohë që kanë vizituar objektin e gjykatës dhe janë njohur me shërbimet që i ofron ajo për qytetarët e Gjilanit, me sallat e seancave gjyqësore dhe panë se ku dhe si operojnë departamentet brenda gjykatës.
Studentët shprehën interesimin e tyre që të informohen edhe për rrjedhën e procedurës penale, të drejtat e palëve dhe çështje tjera që ishin në interes të tyre.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan