Të enjten dhe të premten, më 11-12 nëntor 2021, të gjithë të interesuarit duke filluar nga ora 10:00 deri në 16:00, kanë mundësinë që të marrin dozën e parë të vaksinës antiCOVID në ambientet e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, të cilën e organizon Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare në Gjilan (QKMF).
Për këtë, Sekretari i Përgjithshëm Dr. Sc. Vaxhi Sadriu, tha se ky organizim po bëhet me qëllim të lehtësimit të atyre personave që ende nuk e kanë marrë dozën e parë të vaksinës, duke bërë me dije se këtë mund ta bëjnë edhe ata qytetarë të cilët nuk kanë caktuar termin.
Ai u bën thirrje të gjithë të interesuarve të cilët ende nuk janë vaksinuar pa marrë parasysh vendbanimin apo komunën, që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan