Në kuadër të vizitës studimore në Universitetin Sapienza të Romës, Rektorët e Universiteteve Publike, kanë qëndruar në një vizitë edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali. Ata janë pritur nga Ambasadorja znj. Lendita Haxhitasim. Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, pasi ka falënderuar Ambasadoren Haxhitasim për pritjen, e ka njoftuar atë për zhvillimin e Universitetit, sukseset dhe të arriturat e gjithmbarshme.
Gjatë takimit mes Ambasadores dhe rektorëve, është diskutuar mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me universitetet italiane dhe atyre të Kosovës, shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve, si dhe për gjetjen e metodave për të ndihmuar dhe lehtësuar arsimimin e çdo studenti nga Kosova.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan