Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin plotësues të konkursit për vitin akademik 2021/2022, do të regjistrojë 29 studentë të rregullt në studime master.
Nga numri i përgjithshëm i përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.
Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen edhe 2% e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, kurse kandidatë nga Mali i Zi mund të pranohen 1%, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.
Të drejtë pranimi në Universitetin Publik“Kadri Zeka” kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.
Aplikimi në platformën online smu.uni-gjilan.net do të jetë i hapur prej datës 19.10.2021 deri më datë 26.10.2021 në ora 16.00.
Ndërsa dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 19.10.2021 deri më datë 26.10.2021 ora 16:00. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës së fakultetit përkatës.
Provimi pranues do të mbahet të enjten më datë 28.10.2021
Aplikoni KËTU
Konkursi plotesues MASTER 2021-22 final
Shkarko+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan