Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, me mbështetje të GIZ-it kanë organizuar të martën “Panairin virtual të karrierës 2021”. Në këtë edicion të “Panairit të Karrierës”, kanë marrë pjesë më shumë se 50 kompani dhe organizata si dhe më tepër se 1 mijë studentë dhe të interesuar të tjerë.
Fillimisht pjesëmarrësve ju kanë drejtuar me nga një fjalë rasti Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Porf. Dr. Bajram Kosumi duke ju uruar sukses pjesëmarrësve, ka kanë shprehur kënaqësinë që përkundër rrethanave kanë mundur të organizojnë një aktivitet të tillë me rëndësi për studentët, të diplomuarit dhe biznesin.
Rektori Kosumi tha se organizime të tilla ndërmjet universitetit dhe biznesit, janë forma të mira për studentët, sepse duhet të ndërlidhim studimet akademik me tregun e punës dhe se ata krahas dijes që marrin gjatë studimeve, duhet të përgatiten për gjenerimin e vendeve të punës.
Sipas Rektorit, ngjarjet sikur “Panairi i karrierës”, hapin rrugë për të gjithë në ndërlidhjen midis universitetit, studentëve dhe bizneseve në tregun e punës.
Rektori po ashtu ka falënderuar kompanitë e rajonit të Gjilanit për bashkëpunim dhe për pjesëmarrje në panair.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan