Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbajtur sot provimet pranuese për studimet pasdiplomike – master, për vitin akademik 2021/2022.
Këtë vit për herë të parë UKZ ka organizuar provimet pranuese për 4 programe të reja të nivelit master, të akredituara për periudhën 3 vjeçare, (1 tetor 2021 -30 shtator 2024). Programi Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe dhe programi Mësimdhënie dhe Kurrikula në Arsimin Fillor, programi Juridik Penal dhe programi Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale.
Po ashtu provimi pranues për master është mbajtur edhe për programin E-Qeverisja, që është i përbashkët me Fakultetin Juridik, Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.
Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më të martën më 11.10.2021 në ueb-faqen e universitetit.
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë shërbimit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatëse më datë 13.10.2021 duke filluar nga ora 10.00 dhe secili parashtues duhet të jetë i pranishëm në kohën e shqyrtimit të ankesës.
Rezultatet përfundimtare pas ankesave do të publikohen më 14.10.2021.
Regjistrimi i studentëve të pranuar do të publikuhet ne veb faqen zyrtare nga zyra e TI-së.
Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luteni që t’i përmbaheni afatit të lartshënuar.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan