Njoftim për studentët e transferuar nga Universitetet tjera (IAL) në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në vitin akademik 2021/2022 – semestri dimëror që nuk janë fotografuar për ID-kartelë

29 Shtator, 2021

Njoftohen të gjithë studentët  të cilët janë transferuar nga Universitetet tjera (IAL) në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në  vitin akademik 2021/2022 në semestrin dimëror,  se fotografimi për ID-kartelë do të bëhet me dt. 30 Shtator 2021.

Pas kësaj date, ata që nuk fotografohen, do ta humbin të drejtën e vazhdimit të studimeve

—————————————————————————————————————

Studentët e transferuar në UKZ, për të kryer procesin e regjistrimit dhe pajisjes me ID-kartelë duhet të ndjekin procedurat si në vijim:

  • Duhet të merret Vendimi në Zyrën e shërbimit të Studentëve
  • Pagesa e semestrit (semestri duhet të zgjidhet në bazë të vendimit që mund te merret në zyrën e shërbimit të studenteve),
  • Me fletëpagesën e paguar studenti paraqitet në zyrën e shërbimit të studentëve për konfirmim.
  • Pagesa mund të shkarkohet këtu: Fletëpagesa
  • Fotografimi për ID-kartelë bëhet në zyrën e TI-së, sipas këtij orari:

Më dt. 30.09.2021 nga ora 10:00 – 11:30 dhe 13:00-15:30