Rektori i Universiteti Publik “Kadri Zeka” Prof. Dr. Bajram Kosumi së bashku me Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka kanë qëndruar në një vizitë në Zvicër.
Gjatë kësaj vizite ata janë takuar me Rektoren e Universitetit PH Zug, Prof. Dr. Esther Kamm dhe me disa studentë të këtij universiteti. Në këtë takim është diskutuar rreth vizitës studimore të studentëve zviceranë në UKZ si dhe studentëve të UKZ-së në PH Zug, vizita këto të cilat do të realizohet gjatë vitit 2021. Po ashtu me Rektoren Esther janë diskutuar edhe çështje tjera rreth bashkëpunimit që UKZ ka me PH Zug, duke përfshirë edhe vizitat e profesorëve zviceranë në UKZ si dhe anasjelltas, realizimi i një konference të përbashkët si dhe projekte në kuadër të bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Këtë herë risi në vizitën studimore të studentëve nga Zvicra në UKZ është se do të vijnë tre studentë shqiptarë, që tregon se shqiptarët në Zvicër po shkollohen dhe po vazhdojnë studimet e tyre në fusha të ndryshme.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan