Në kuadër të zhvillimit të kapacitetetve drejt ngritjes së Cilësisë në Universitetin Publik “Kadri Zeka” ne Gjilan, Zyra për Zhvillim Akademik dhe Cilësi në bashkëpunim me Prorektorin për Mësim , Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi organizoi trajnimin me temë: Hartimi i Planit Zhvillimor Individual.
Ky trajnim ka të bëjë me Planifikimin e Vlerësimit të Stafit Akademik në UKZ.
Për shkak të rolit dhe përgjegjësive të ndara të secilit, Trajnimi është paraparë të mbahet në dy sesione, sesioni i parë u mbajt më 24.09 2021 për stafin akademik, kurse më 27.09.2021 do të mbahet sesioni dytë për menaxhmentin.
Trajnimi u mirëprit nga ana e stafit akademik si dhe u sygjerua që trajnime të kësaj natyre të mbahen edhe në të ardhmen.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan