Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi ka dorëzuar detyrën e kryesuesit të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, tek Prof. Dr. Alush Musaj rektor i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Ceremonia zyrtare e pranim-dorëzimit të detyrës së kryesuesit të Konferencës së Rektorëve u mbajt në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku morën pjesë të gjithë rektorët e universiteteve publike në vend.
Rektorët falënderuan kryesuesin e deritanishëm, Prof. Dr. Bajram Kosumi për punën e bërë në mandatin një vjeçar dhe njëkohësisht e uruan për suksese kryesuesin e ri, prof.dr. Alush Musaj.
Gjithashtu Rektorët premtuan bashkëpunim dhe mbështetje për aktivitetet e Konferencës së Rektorëve, e cila ka për qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit arsimor në universitetet publike.
Zëvendës kryesues i Konferencës së Rektorëve do të jetë, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani. Mandati në këto poste zgjat një vit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan