Si rrjedhojë e bashkëpunimit të shkëlqyer nga UKZ me partnerët e saj, por edhe krijimit të urave të reja me bashkëpunëtor të ri, po japin fryte të shpejta dhe konkrete.
Kështu, takimi i para dy javëve në mes të Universitetit “Kadri Zeka” dhe kryesisë së Shoqatës Gjermano-Kosovare ishte i një rëndësie të veçantë. Pikërisht në kuadër të këtij bashëkpunimi Programi i Shoqatës Gjermano-Kosovare ka dërguar tek Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan thirrje për BURSË post-diplomike master e financuar 100% nga Shoqata Gjermano-Kosovare. Bursa zgjat një vit (dy semestra) dhe e mbulon apo e rimburson taksën e studimeve, të vendosur nga universitetet shtetërore për programin e studimeve postdiplomike (Master), në një vlerë prej 3.000 EUR. Pranimi i bursës bëhet analog me pagesën e tarifës së studimeve që do të thotë studenti/ja do të pranojë 1.500 EUR. për semestër, ku kësti i parë i pagesës bëhet pas dëshmisë së regjistrimit të studentit/es.
Fillimisht do të jetë vetëm një bursë postdiplimike e financuar 100%, por në rast të gjetjes së fondeve të reja nga Shoqata Gjermano-Kosovare atëherë do të kemi edhe 2 bursa të tjera, gjë e cila mbetet të vlerësohet në një të ardhme të afërt.
Bursa u drejtohet të gjithë studentëve kosovarë, të cilët, i kanë përfunduar studimet themelore (Bachelor) në një universitet shtetëror në Republikën e Kosovës dhe janë pranuar në një program të studimeve postdiplomike (Master) në ndonjërin nga universitetet shtetërore në Gjermani, por të cilët nuk mund të përballojnë pagesën e tarifës së studimeve, ose kanë vështirësi për ta përballuar atë.
Studentët mund të aplikojnë për bursë në këtë formë dhe duhet t’i dorëzojnë dokumentet e cekura më poshtë:
Dokumentet e aplikimi duhet të dërgohen të plota si dokumente elektronike (pdf) më së voni deri më 01.10.2021 në adresën ekeltronike: [email protected] dhe poashtu edhe si kopje fizike në adresën:
Deutsch-Kosovarische Gesellschaft e.V.
c/o Konsulat der Republik Kosovo
Johannesstr. 47b
70176 Stuttgart /Germany
Me dorëzimin e formularit studenti/ja pohon që të gjitha dokumentet e paraqitura korrespodojnë me origjinalet, si dhe të gjitha të dhënat e paraqitura janë të sakta. Nëse rezulton që ndonjë nga dokumentet e paraqitura nuk korrespodon me origjinalin ose që informacionet e paraqitura nuk janë të sakta, bursa anulohet (edhe në çoftë se studenti e ka pranuar bursën ) dhe fondet e dhëna duhet të kthehen mbrapsht.
Vendimi për dhënien e bursës do të merret nga komisioni përzgjedhës i Shoqatës Gjermano – Kosovare, i cili do të jetë i përbërë nga së paku tre anëtarë . Vendimi do të bazohet në mendimin e shumicës. Vendimi i marrur nuk do të mund të kundërshtohet. Për formimin e komisionit përzgjedhës është përgjegjëse Shoqata Gjermano-Kosovare.
Nëse studenti/ja braktis studimet e programit master përpara diplomimit, atëherë nga kjo pikë, nuk do të jepen më fonde nga bursa e dhënë dhe shuma e përfituar duhet të rimbursohet menjëherë.
Bursa e dhënë nuk njeh ndonjë detyrim tjetër ligjor. Në rast se versioni shqip i këtij dokumenti ndryshon nga versioni gjermanisht, atëherë vetëm versioni gjermanisht i dokumentit është vendimtar.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan