UKZ PROMOVON PARA MATURANTËVE PROGRAMET STUDIMORE

28 Qershor, 2021

Maturantët e shkollave të mesme të qytetit të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, janë informuar  rreth programeve studimore të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, për vitin akademik 2021/2022, përmes broshurave dhe dhe fletëpalosjeve që UKZ ka përgatit për këtë periudhë.

Kështu në Gjilan  nën udhëheqjen e asistentes Liridonë Mehmeti, studentët e UKZ-së Doruntinë Hajdari, Ensar Ramadani, Arsim Haqifi, në Kamenicë studentët, Albulena Abdullahu, Vlora Demi  dhe  Nurije Demi të prirur nga profesori Ahmet Ibrahimi si dhe në Viti studentët, Doruntinë Rexhepi, Shëndrit Hasani dhe Rigon Syla, për maturantët e shkollave të mesme të qyteteve të lartpërmendura e kanë prezantuar informacionin e përgjithshëm rreth Universitetit Publik “Kadri Zeka”, programet studimore, periudhën e regjistrimeve dhe detaje të tjera si dhe kushtet e studimit, përfitimin e bursave studentore dhe mundësitë e punësimeve që ofrohen në tregun e punës pas përfundimit të studimeve.

Studentëve tanë janë pritur jashtëzakonisht mirë nga maturantët, ku ka pasur mjaft interesim për mundësitë që ofron UKZ.

Ky organizim është bërë nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun në bashkëpunim me Parlamentin Studentor të Universitetit Publik “Kadri Zeka”.