ZHVILLOHET VIZITA MONITORUESE PËR PROJEKTIN ERASMUS + “QATEK”

24 Qershor, 2021

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dukagjin Leka, së bashku me  bashkëpunëtorët tij, kanë pritur në një takim punë, Jehona Lushaku Sadriu, Koordinatore e zyrës  së  Erasmus+ në Kosovë, si dhe Blerina Zijaqa, zyrtare në Erasmus+.

Qëllimi i takimi kishte karakter monitorues për projektin “Drejt një sistemi të orientuar për cilësi të arsimit fillestar për të rritur profesionalizmin e mësuesve në Kosovë-QATEK” (QATEK- Towards Quality Oriented System of Initial Teacher Education to Increase Teacher Professionalism in Kosovo).

Prorektori Leka, gjatë takimit i ka njoftuar përfaqësueset e zyrës së Erasmus, rreth aktiviteteve të projektit në fjalë, zhvillimit dhe implementimit të tij.

Kurse përfaqësues nga zyra e Erasmus + në Kosovë u ndanë tejet të kënaqur me punën e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar.

Projektit QATEK, që ka për qëllim ndërtimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë në përgatitjen e mësuesëve të rinj.

Projekti QATEK mundësohet nga fondet e Bashkimit Evropian të programit ERASMUS + dhe kap vlerën rreth 1 milion euro.