Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kryesuar nga Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku po zhvillohet trajnim rreth zhvillimit cilësor në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe menaxhim të projektit, në kuadër të projektit QUADIC.
Projektit QUADIC – Quality development of international cooperation and project management, projekt i Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i fituar në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices, në thirrjen e Capacity Building in Higher Education – Joint Projects
Në fillim të këtij trajnimi, pjesëmarrësit i ka përshëndetur Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, Rektore në Universitetin Aleksandër Moisiu, Rektori i UKZ Prof. Dr. Bajram Kosumi, po ashtu në një lidhje direkte është paraqitur Zv. Ministri i Arsimit në Kosovë Mr. Dukagjin Popovci, i cili tha se ndihet i lumtur që UKZ ka arrit të realizoj projektin në fjalë, duke shtuar se Ministria e Arsimit do të mbështes projektet ndërkombëtare. Fjalë përshëndetëse ka pasur edhe Prof. Dr. Tonin Gjuraj Rektor në Universitetin Evropian të Tiranës, Mrs. Jehona Lushaku drejtoreshë e zyrës Erasmus+ në Kosovë si dhe Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka Prorektor për bashkëpunim Ndërkombëtar në UKZ njëherësh koordinator i projektit QUADIC, i cili ka thënë se edhe përkundër pandemisë, kemi arritur te realizojmë gati të gjitha aktivitetet përveç vizitave studimore në Evropë.
Më pas është në seksionin e parë është prezantuar udhëzuesi i ri i Erasmus+, kurse në seksioni e dytë trajnerët, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka dhe Prof. Ass. Dr. Selim Daku kanë paraqitur aspektin teorik, hartimi i një plani të suksesshëm, objektivat specifike të tij, etj. Seksioni i tretë ka të bëjë më pasqyrën e propozimit, gjenerimi i ideve të reja, analizat e problemit / idesë, ndërsa seksioni i katër ka të bëjë me kuadrin logjik, qasjen, fazën e analizës. Në seksionin e pestë dhe gjashtë është organizuar punëtori në grupe për gjenerimin, idetë e projektit, qëllimet, objektivat, aktivitetet, gjetja e partnerëve për bashkëpunim si dhe në fund analiza e palëve të interesuara.
Në ketë organizim i cili po mbahet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës e që do të zgjasë deri më 10.06.2021, po marrin pjesë të gjithë partneret vendor dhe ndërkombëtar, gjithsejtë 18 përfaqësues të Institucioneve, disa nga ta në lidhje direkte online për shkak të COVID-19 . Partnerë të projektit QUADIC janë: University “Kadri Zeka” GJILAN, Coordinator/ Grant Holder, International Business College Mitrovica, University of Gjakova “Fehmi Agani”, University of Prizren “Ukshin Hoti”, University of Prishtina “Hasan Prishtina”, Universite de Nice Sophia Antipolis, Technical University of Sofia, University of Medicine Tiranë, University of Ljubljana, Heimerer College, University of Peja ‘Haxhi Zeka”, University of Durres “Aleksandër Xhuvani”, University of Mitorvica “Isa Boletini”, European University of Tirana, International University for Business and Technology, University of Korça “Fan S. Noli”, University of Gjirokastra “Eqrem Qabej”, Universita Per Stranieri Di Perugia.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan