Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajtur punëtoria e dytë me temën, “Zhvillimi i Planeve Kërkimore Universitare” në kuadër të projektit ResearchCult (Enhancing Research Culture in Higher Education in Kosovo).
Punëtorinë e ka udhëhequr prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, njëherësh menaxher i projektit në UKZ, derisa pjesëmarrës kanë qenë prorektor, dekan, stafi akademik dhe udhëheqës të zyreve në UKZ, kurse online në punëtori kanë marrë pjesë edhe Mihane Kerolli drejtoreshë e IBCM në Mitrovicë dhe Bujar Gallopeni koordinator i projektit ResearchCult.
Gjatë punëtorisë në fjalë janë prezantuar qëllimi dhe metodologjia si dhe objektivat kërkimore, po ashtu është diskutuar mbi gjendjen se ku qëndron UKZ në raport me hulumtimet shkencore.
Pjesëmarrësit kanë punuar në definimin e përgjegjësive, objektivave dhe hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen për hartimin e planit për hulumtimet shkencore.
Po ashtu është paraqitur drafti i planit kërkimor.
Ndryshe, projekti ResearchCult i koordinuar nga Kolegji IBCM ka të bëjë më ngritjen e kulturës së hulumtimeve shkencore nëpër universitetet në Kosovë.
Projekti do të zgjas deri më 2023.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan