Agjencia e Kosovës për Akreditim, me përkrahje dhe në bashkëpunim të ngushë me projektin HERAS Plus, ka filluar procesin e rishikimit të standardeve të akreditimit për nivelin Bachelor dhe Master në linjë me Standardet dhe Udhëzuesit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ESG).
Në kuadër të këtij aktiviteti, sot Fitore Malaj –Abdyli, drejoreshë e Zyrës për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka qenë pjesë e Punëtorisë së parë të organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, me përkrahje dhe në bashkëpunim të ngushë me projektin HERAS Plus, për rishikimin e Standardeve të Akreditimit.
Fillimisht pjesëmarrësit i ka përshëndetur Aqim Emurli, Drejtues Ekipi, Projekti HERAS Plus Si dhe Naim Gashi, Drejtor, AKA si dhe Shpresa Mehmeti, MESTI.
Kurse rreth sigurimit të cilësisë dhe akreditimit, respektivisht Perspektiva Evropiane i ka paraqitur Melita Kovacevic, eksperte HE.
Gjatë punëtorisë në fjalë është diskutuar rreth bazës së rishikimit të standardeve kombëtare për akreditimi institucional dhe programor, pastaj është paraqitur një përmbledhje e procesit të akreditimit në Evropë në kontekstin e SC, janë prezantuar rezultatet e studimit dhe nga pjesëmarrësit ka pasur diskutime rreth gjithë procesit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan