Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, ka mbajtur takimin e radhës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).
Gjatë këtij takimi u diskutua për vazhdimin e organizimit të konferencave për arsimin e lartë në Kosovë, për mundësinë e nënshkrimit të peticionit për njohjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës, së autorëve nga Kosova për platformat e revistave Scopus dhe web of Science, si dhe modalitetet për arritjen e realizimit të këtij peticioni. Poashtu, u diskutua për mundësinë e anëtarësimit të Konferencës së Rektorëve në Asociacionin e Universiteteve Evropiane, si dhe procesin e akreditimit në Universitetet Publike.
Kryesuesi i Konferencës, Prof. Dr. Bajram Kosumi, njëherësh Rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, falënderoi Rektorin Bajraktari dhe stafin e UShAF për organizimin e këtij takimi dhe theksoi se ky takim është një rast i mirë për t’u njoftuar për së afërmi me këtë Universitet.
Ndërsa, nikoqiri i takimit, Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, theksoi rëndësinë e takimeve të tilla të cilat lehtësojnë punën menaxheriale të Universiteteve Publike, si dhe ndihmojnë në arritjen e qëllimit të përbashkët për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë publik.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan