Projekti “A ki kompetencë” është projekt që fokus kryesor ka hulumtimin se sa profesorët janë të specializuar për lëndët të cilat na ligjërojnë. Përpos hulumtimit studentët do garojnë me ese, ku 3 eset më të mira do të shpërblehen.
Projekti “Online-How fine?” – përmes implementimit të tij synohet mbledhja e të dhënave dhe të nxirret një rezultat mbi efektivitetin e mësimit online gjatë kohës së Pandemisë COVID-19.
Përmes rezultateve gjithashtu do tentojmë të përmbledhim gabimet dhe mundësitë e përmirësimit të tyre në rast të vazhdimësisë të mësimit online.
Elitë Bardhi dhe Sara Keqmezi menaxhere të dy granteve studentore nga ORCA me titujt ” A ki Kompetencë?!” dhe “Online-HowFine?”, falenderojnë ORCA-n për besimin dhe mbështetjen e këtyre projekteve, gjithashtu ftojnë kolegët për bashkëpunim të mëtutjeshëm që projektet aktuale të kenë një efekt më madhor në ngritjen e cilësisë brenda UKZ-së.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan