Rektori i Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Dr. Bajram Kosumi së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dukagjin Leka dhe zyrtarët Luljete Berisha e Betim Berish, kanë pritur në një takim punë, Jehona Lushaku Sadriu, Koordinatore e zyrës së Erasmus+ në Kosovë, si dhe Blerina Zijaqa, zyrtare në Erasmus+.
Qëllimi i takimi kishte karakter monitorues për projektin ResearchCult të koordinuar nga Kolegji IBCM.
Gjatë këtij takimi përfaqësueset e zyrës së Erasmus, janë njoftuar rreth aktiviteteve të projektit në fjalë, zhvillimit dhe implementimit të tij.
Në kuadër të projektit, UKZ ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e tij, duke nisur nga takimi i parë i partnerëve, punëtoria për stafin e hulumtimeve shkencore të organizuar nga Universitetit i Sapienzes ne Rome, pastaj në punëtorinë mbi zhvillimin e Planit Zhvillimore për Hulumtime shkencore.
Si e arritur më e madhe është blerja e softwerit për anti plagjiarizëm dhe krijimi i qasjeve për stafin e UKZ si dhe aksesi në platformën EBSCO.
Përfaqësues nga zyra e Erasmus + në Kosovë u ndanë të kënaqur me punën e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar.
Projekti ResearchCult i koordinuar nga Kolegji IBCM ka të bëjë më ngritjen e kulturës së hulumtimeve shkencore nëpër universitetet në Kosovë.
Projekti do të zgjas deri më 2023.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan