BPB ju prezanton programin BPB Junior për studentë të universitetit që janë në vitin e fundit apo sapo të diplomuar. Ky program ofron mundësi të angazhimit të të rinjëve në trajnim dhe përgatitje profesionale nga stafi i bankës të specializuar në fusha të ndryshme të industrisë, për periudhë 3 muaj në fusha të shumta dhe në ekipe të ndryshme.
Gjatë gjithë kohës në program, studentët do të kalojnë në një seri të moduleve të trajnimit, të cilat përqendrohen në aftësi të buta dhe profesionale që do të ndihmojnë të zhvillohen si punonjës të BPB-së dhe të krijoni një rrjet të madh të kolegëve, dhe më pas mundësi angazhimi në bankë.
BPB kërkon studentë që krenohen me aftësinë e tyre për të bashkëpunuar me të tjerët, e që ka fokus për t’u përmirësuar, dhe dëshirë të theksuar për të mësuar. Aftësia për të punuar në një mjedis me ritëm të shpejtë, por gjithsesi për të propozuar zgjidhje të menduara për problemet është thelbësore. BPB dëshiron njerëz që i shohin sfidat si mundësi dhe kanë dëshirë të rriten dhe të zhvillohen.
Të intersuarit duhet të plotësojnë aplikimin online në link: https://www.bpbbank.com/karriera/jobs/bpb-junior/
Shih broshuren e BPB Junior BPB Junior Brochure
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan