UNIVERSITETI PUBLIK “KADRI ZEKA” UNIVERSITY
Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës
uni-gjilan.net tel: 0280390112
Lënda: Letër sqarimi
Nga: Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
Për: Indeksonline
Të nderuar,
në shkrimin tuaj me titull: Përveç qytetarëve, edhe veturat zyrtare po shkojnë në Shqipëri, i publikuar më 10 prill 2021, ku në foto shihet vetura zyrtare e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, për redaksinë tuaj dhe për opinionin e gjerë, ju njoftojmë se edhe pse në vendin tonë, mbështetur në Kalendarin për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës për Vitin 2021, e premte, 09.04.2021 ka qenë ditë pushimi – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e njëjta ditë nuk ka qenë festë në Shqipëri.
Këtë ditë, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi ka udhëtuar zyrtarisht për Tiranë, ku me Rektorin e Universitetit Evropian të Tiranës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi.
Për informimin tuaj, Rektori Kosumi ka hyrë në Shqipëri më datë 09.04.2021 mes orës 08:30-09:00 dhe ka dalur nga Shqipëria në po të njëjtën ditë mes orës 18-19:00.
Me respekt,
Zyra për Informim
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan