Në Shkup është bërë promovimi i librit të Rektorit të Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Dr. Bajram Kosumi “Letërsia nga burgu”.
Për librin “Letërsia nga burgu” kanë folur recensenti Dr. Emin Azemi dhe kritiku Prof. Ass. Dr. Bashkim Musliu.
Në promovim kanë marr pjesë zëvendëskryeministri i parë shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup Dr. Skender Asani, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, Drejtori i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Zbatimit te Gjuhës Shqipe Ylber Sela, kryesuesi i Këshillit Drejtues në UKZ Ibrahim Kosumi, Dekani i Fakultetit të Edukimit Prof. Asoc. Dr. Merxhan Avdyli, poetë, profesorë, gazetarë dhe dashamirë të librit.
Libri është kapitull më vete në letërsinë shqipe (botim i përpunuar), në botim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Në libër trajtohet letërsia shqipe e krijuar në burg gjatë periudhës 1945-1999.
Libri ka 350 faqe, ndahet në tetë kapituj, të cilëve ju paraprinë një parathënie dhe përmbyllen me përfundimet. Në libër trajtohen veprat letrare të shumë poetëve e të shkrimtarëve që krijuan në burgje, citohen shumë autorë kanonikë në fushë të letërsisë dhe bëhen krahasime me letërsi të ngjashme europiane e më gjerë.
Poetë dhe shkrimtarë shqiptarë që shkruan në burgje, tekstet e të cilëve, më shumë ose më pak, janë analizuar në këtë libër: Adem Demaçi, Atë Zef Pllumi, Arshi Pipa, Visar Zhiti, Kasëm Trebeshina, Merxhan Avdyli, Ismail Syla, Trifon Xhagjika, Jorgo Bllaci, Genc Leka, Vilson Blloshmi, Havzi Nela, Mehmet Myftiu, Hydajet Hyseni, Pjetër Arbnori, Murteza Xajë Nura, Pano Taçi, Zyhdi Morava, Rexhep Elmazi, Maks Velo, Drita Çomo, Alush Canaj, Frederik Reshpja, Zeqir Gërvalla, Vezir Ukaj, Sylë Mujaj, Besim Zymberi, Rasim Selmani, Berat Luzha, Fazli Greiçevci, Daut Gumeni, Fatos Lubonja, Gani Sylaj, Muhamet Rogova, Emin Kabashi, Kurt Kola, Kolë M. Berisha, Martin Çuni, Enver Topalli, Rrahim Sadiku, Fehmi Berisha, Jahja Lluka, Zhaneta Ogranja etj.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan