Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, në cilësinë e kryesuesit të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze.
Rektori Kosumi e ka falënderuar ambasadorin Bencze për vizitën, derisa e ka njoftuar atë rreth proceseve të zhvillimit të UKZ-së.
Ndërkaq, ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze, pasi ka falënderuar Rektorin Kosumi për pritjen, ka prezantuar programin për studentët që ofron mundësi për të studiuar në universitetet të Hungarisë përmes bursësave studentore që ofron ky shtet.
Në këtë takim është biseduar edhe për disa aspekte të bashkëpunimit në të ardhmen.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan