Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan dhe HYMERI KLEEMANN sh.a., kanë nëshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ngritjen profesionale të studentëve të UKZ-së.
Marrëveshja është nënshkruar nga Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe drejtori ekzekutiv i HYMERI KLEEMANN sh.a., Hysni YMERI.
Të dy drejtuesit e institucioneve në fjalë janë pajtuar që të bashkëpunojnë në ngritjen profesionale të studentëve të UKZ-së, të ofrojë laboratorët e tyre për qëllime të përbashkëta, të rekrutojë stafin e ardhshëm dhe studentët praktikant, të bashkëpunojnë ngushtë me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike për krijimin e programeve të reja studimore, me interes të përbashkët, duke qenë partner serioz edhe gjatë proceseve të akredimtimit të FSHK-së.
Marrëveshja ka për qëllim të promovimit të bashkëpunimit në ngritjen profesionale të studentëve të UKZ, ku HYMERI KLEEMANN do të pranojë një numër të caktuar të studentëve të UKZ-së që të kryejnë praktikën profesionale me pagesë sipas rregulloreve të mbrendëshme të kompanisë, atëherë kur ka hapësirë për angazhimin e studentëve në punë praktike.
Njëherësh UKZ ka për obligim që secilin student ta pajis me një fletëudhëzim, i cili do të përpilohet në bashkëpunim me HYMERI KLEEMANN dhe se në përfundim të praktikës studentët do të pajisen me një certifikatë të përbashkët, e nënshkruar nga dy institucionet partnere.
Kohëzgjatja e praktikës profesionale, gjegjësisht koha e qëndrimit të studentit në HYMERI KLEEMANN është 120 orë, ose edhe më gjatë, sipas marrëveshjeve të veçanta.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan