Është nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi mes Rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe Drejtorit të Drejtorisë Komunale për Arsimit në Gjilan z. Nazim Gagica.
Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim që studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan të shfrytëzojnë konviktin e shkollave të mesme së bashku me mensën dhe sallën e edukatës fizike.
Marrëveshja po ashtu përcakton kushtet e bashkëpunimit ndërmjet palëve për pranimin, akomodimin, banimin dhe ushqimin e studentëve të UKZ-së në Konviktin që graviton në Kampusin e Shkollave të Mesme të Larta në Gjilan.
Rektori Kosumi e ka vlerësuar mjaft të rëndësishme nënshkrimin e marrëveshjes me DKA-në, e cila u jep mundësi studentëve të UKZ-së që të banojnë dhe ushqehen në të njëjtën kohë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan