Drejtori i Institutit për Trajnime dhe Hulumtime Arsimore në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. ass. dr. Mensur Neziri së bashku me studentët e Fakulteti të Edukimit kanë filluar realizimin e fazës së parë të projektit “Ndikimi i teksteve shkollore në nxitjen e zhvillimit të mendimit kritik të nxënësve”.
Gjatë realizimit të kësaj faze e cila do të zgjasë rreth një muaj, aktivitetet hulumtuese do të fokusohen në mbledhjen e të dhënave të cilat kanë të bëjnë me vlerësimin e opinioneve të mësimdhënësve për mundësit që japin tekstet shkollore në zhvillimin e mendimit kritik të nxënësve.
Me këtë rast bartësi i projektit Prof.ass.dr. Mensur Neziri në emër të gjithë ekipit hulumtues falënderon të gjithë mësimdhënësit pjesëmarrës në realizimin e këtij studimi.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan