Projekti HERAS Plus ka hapur thirrje për aplikime, për të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë. Mundësitë e ofruara kanë për qëllim të kontribuojnë në zhvillimin e arsimit të lartë, kërkimeve shkencore dhe shkencave të aplikuara në Kosovë, përmes bashkëpunimit me institucionet publike të Austrisë.
Më poshtë e gjeni një përmbledhje të shkurtër për secilën thirrje:
Partneritete programore:
Gjithsej do të ndahen 5 partneritete programore. Vlera maksimale e një projekti është 40,000 euro, afati i fundit për aplikim është 25 marsi 2021. Procedurën e aplikimit dhe informatat tjera mund t’i gjeni në linkun: https://www.heraskosovo.org/programmatic-partnership-2/
Grantet për kërkime shkencore:
Gjithsej do të jepen 9 grante. Vlera maksimale e një granti është 15,000 euro, afati i fundit për aplikim është 25 shkurti 2021. Procedurën e aplikimit dhe informatat tjera mund t’i gjeni në linkun: https://www.heraskosovo.org/research-grants-2/
Bursat për PhD dhe PostDoc:
Totali i bursave që do të shpërndahen është 300 muaj. Afati i fundit për aplikim është 31 janari 2021. Proceduren e aplikimit dhe informatat tjera mund t’i gjeni në linkun: https://www.heraskosovo.org/scholarships-2/
Më shumë rreth procedurës së aplikimit dhe informatave tjera mund t’i gjeni në linkun: https://www.heraskosovo.org/
Projekti HERAS Plus financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me mjete financiare të marra nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim dhe bashkëfinancuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Kosovës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan