Naim Syla u. d. rektor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” ka pritur në një takim përfaqësues të KFOR-it turk, nënkolonelin Mehmet Kuskun, komandant i Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) i KFOR-it turk për Rajonin e Gjilanit dhe togerin Emrah Yildirim. Takimi është mbajtur pasi KFOR-i turk ka bërë ndërrimin e komandës nga togeri Emrah Yildirim tek nënkoloneli Mehmet Kuskun. Rektori Naim Syla, ka falënderuar togerin Emrah Yildirim, deri tani komandat i LMT në Gjilan, për bashkëpunimin e vazhdueshëm, me këtë rast i ka dhuruar atij një mirënjohje për kontributin e dhënë në bashkëpunimin mes Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe KFOR-it turk. Nga ana e tij edhe nënkolonelin Mehmet Kuskun i ka dhuruar u.d. rektorit të UKZ-së, Naim Syla, një dhuratë simbolike. Të dy palët kanë thënë se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan