Universitetet publike në Kosovë janë duke punuar në inplementimin e projektit të përbashkët të iniciuar nga organizata joqeveritare “Optima”, që ka të bëj me krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës të performancës së stafit akademik. Për konkretizimin e këtij projekti, Prorektori për Mësim Kerkime Shkencore dhe Çështj të Studentëve Xhevdet Thaqi, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka si dhe Drejtoresha e Zyres për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi Fitore Malaj, kanë pritur sot në një takim drejtorin ekzekutiv të OJQ-së OPTIMA Qëndrim Lluka, së bashku me konsulentën profesionale për zhvillim të edukimit të lartë Universitarë Sharon Hart.
Gjatë takimit është biseduar rreth formave dhe mundësive të bashkëpunimit në implementimin e projektit “Zhvillimi i një sistemi gjithëpërfshirës të performancës së stafit akademik për sistemin Universitar të arsimit të lartë publik në Kosovë”.
Në kuadër të projektit, parashihet që të plotësohen nevojat specifike të universiteteve si dhe të adresohen shqetësimet e stafit akademik dhe të administratës në secilin universitet. Po ashtu planifikohet që modeli të përfshij edhe standardet dhe udhëzimet e duhura për cilësinë akademike dhe mësimdhënies siç përcaktohet nga Shoqata Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Agjencinë e Akreditimit të Kosovës (AKA).
Objektivat kryesore të programit janë: Marrja e njohurive nëpërmjet rishikimit dhe vlerësimit të shtatë universiteteve publike mbi statutin e tyre në adresimin e standardeve të AKA-së për vlerësimin e punës së stafit akademik. Objektiv tjetër është arritja e koncenzusit për qëllimet e përgjithshme dhe qasjen e unifikuar për zhvillimin e një procesi të evaluimit të stafit akademik si dhe të hartohet një plan gjithëpërfshirës, që do të përdor një proces shumëhapësh për t’u zbatuar në çdo universitet sa i përket standardeve të akreditimit të AKA-së.
Ky projekt financohet nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan