Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 19.10.2020, ka marrë vendim për aprovimin e statutit të universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, dhe universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Në mbledhje e sotme të Qeverisë, Ministri i Arsimit, Ramë Likaj kërkoi që të aprovohen statutet për këto 4 universitete, duke thënë se: “Përcaktimi i statuteve të arsimit të lartë, propozohet nga ana e ministrisë dhe miratohet nga Kuvendi. Qe një kohë të gjatë këto universitet janë duke punuar me ekspert të ndryshëm dhe MASH në mënyrë që të përpilojnë statutet. Statute kanë kaluar të gjitha procedurat që obligohen me ligj, përmbajtja e statuteve është përafërsisht e njëjtë”, ka thënë mes tjerash ministri Likaj.
Ndërsa, Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha që miratimi i statuteve për këto universitete i hap rrugën pavarësimit të tyre. “Mendoj që kemi bërë një hap të mirë sepse miratimi i Statuteve të universiteteve, i hapë rrugë pavarësimit të tyre dhe të kujdesemi pastaj që nga janari i vitit 2021 të jenë të pavarura në trajtimin e tyre si organizata buxhetore”, ka thënë Kryeministri Hoti.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan