Rektori i Universitetit “Kadri Zeka në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, zyrtarja për marrëdhënie me jashtë Luljete Berisha dhe zyrtari i lartë për bashkëpunim ndërkombëtar, Betim Berisha, kanë pritur në një takim zyrtar përfaqësues të HERAS, Aqim Emurli, Udhëheqës i HERAS, Nehat Dervishi, Koordinator për Arsimin e Lartë në HERAS.
Qëllimi i këtij takimi ishte që të diskutojnë rreth projektit të ri HERAS+ (financuar nga ADA dhe MASH kurse implementuar nga konzorciumi trepalësh Austriak: WUS Austria, ZSI dhe OeAD) i cili ka filluar fazën fillestare me të gjithë partnerët.
Gjatë këtij takimi Rektori Bajram Kosumi ka falënderuar udhëheqësit e HERAS për bashkëpunimin, derisa ka thënë se UKZ është e hapur për projekte që janë në interes të Universitetit.
Projekti do të kontribuojë në sistemin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve Shkencore në Kosovë. Projekti do të ofrojë mbështetje në tri nivele: atë të politikave, të universiteteve dhe të kërkimeve shkencore. Projekti i ri ka fokus të veçantë ndihmën për universitetet publike në Kosovë me fokus te posaçëm në zhvillimin strategjik të IAL-ve.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan