Studentët zviceran kanë  vizituar Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”

7 Shtator, 2015

Studentët  zviceran të Fakultetit te Edukimit të Cyrihut të udhëhequr nga prof. Elizabeta Hoesli, Nexhat Maloku,kryetar i LAPSHI-it ne Zvicër si dhe bashkëpunëtor i Fakultetit të Cyrihut dhe koordinatorja, Arlinda Hyseni, kanë vizituar Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, ku janë pritur nga Prorektori për Çështje financiare Gëzim Tosuni dhe Shpresë Qamili, koordinatore e Fakultetit të Edukimit. Studentët zviceran po qëndrojnë  në Gjilan në kuadrin e një vizite studimore, gjegjësisht nëpër shkollat fillore të kësaj komune mbajnë praktikën profesionale. Ata njëherësh janë të vendosur nëpër familjet e Gjilanasve. Ndërkohë gjatë vizitës në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, Prorektori Gëzim Tosuni pasi ka falënderuar për vizitën, i ka njoftuar studentët zviceran rreth punës dhe aktiviteteve ne Universitete. Ndërsa ata  janë interesuar për sistemin arsimor, për kulturën shqiptare ,  për traditat tona dhe në përgjithësi për jetën kosovare.

zv1zv4