U.d. rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” ka pritur në një takim përfaqësues të KFOR-it turk, Major Kurtulus Yilmaz (CIMIC) toger Emrah Yildirim (LMT Gjilan ) dhe Emre Demir (LMT Gjilan). Ata janë pritur nga Naim Syla, u.d. rektor në UKZ, Sadik Haxhiu, prorektor për çështje mësimore dhe Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm. Rektori Naim Syla, pasi ka njoftuar përfaqësuesit e KFOR-it turk rreth aktiviteteve dhe të arriturave të Universitetit, ka falënderuar Major Kurtulus Yilmaz(CIMIC) dhe bashkëpunëtorët e tij për shërbimin e dhënë në KFOR-in Turk në Kosovë, si një institucion i sigurisë i cili vazhdon të bashkëpunojë edhe më tutje me Universitetin tone.
Rektori Syla tha se si Institucion i dijes jemi te hapur gjithmonë për KFOR-in, por edhe për të gjithë të tjerët që dëshirojnë të bashkëpunojnë e të kontribuojnë pozitivisht këtu.
Ndërsa major Kurtulus Yilmaz(CIMIC), ka thënë se ndjehet i kënaqur me mirëpritjen dhe gatishmërinë e bashkëpunimit të Universitetit, duke shtuar se ne jemi njerëz që vijmë e shkojmë, por miqësia është ajo që mbetet përgjithmonë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan