Shtëpia botuese Lambert Academic Publishing në Riga të Letonisë, pas botimit të
monografisë të autorëve: Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu dhe Prof. Ass. Dr. Arbresha Meha me
titullin: Electoral Systems in Southeast Europe në gjuhen angleze (online); me kërkesën e
shtëpisë botuese, monografia është botuar edhe në 6 gjuhë tjera: Gjermanisht, Portugalisht,
Spanjisht, Italisht, Holandisht dhe Polonisht.
Monografia Electoral Systems in Southeast Europe është një studim i veçantë lidhur
me aplikimin e sistemeve elektorale, proceseve elektorale, reformën elektorale dhe
alternimin e partive politike në Evropën Juglindore. Në këtë rajon, përveç Greqisë, në të
gjitha vendet e tjera, pluralizmi politik dhe sistemi shumë partiak janë shfaqur pas rënies së
diktaturave komuniste. Në të gjitha këto vende, faza e tranzicionit nga diktaturat komuniste
në demokracitë përfaqësuese ka qenë e vështirë dhe sfiduese. Fillimisht, shumica e
shteteve aplikuan sistemin proporcional të zgjedhjeve në mënyrë që të rrisin numrin e
partive politike që hyjnë në parlament. Mungesa e traditës së aplikimit të sistemit shumë
partiak dhe shtetit të së drejtës, ka rezultuar në ndryshime të shpeshta të qeverisë, para
përfundimit të mandatit të rregullt parlamentar. Në këto vende, pas tre dekadave të rënies
së komunizmit, sistemi parlamentar dhe kultura politike kanë përparuar ndjeshëm, por
reformat politike dhe elektorale janë të nevojshme për të arritur trendet e demokracisë
parlamentare bashkëkohore.
Libri është hartuar duke konsultuar literaturë të veçantë nga fusha e Psikologjisë, teksteve
universitare, kodeve ndërkombëtare për sisteme elektorale, raporteve të OSCE-ODIHR-it,
Parimeve të Venecias si dhe raporteve të ndryshme të organizatave ndërkombëtare që
kanë bërë vëzhgimin e zgjedhjeve.
Librin ka 320 faqe dhe mund ta gjeni online në faqen e shtëpisë më të madhe distribuese
në botë. https://www.amazon.com.tr/
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan