VENDIM I MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SHKENCËS PËR STUDENTËT PËRFITUES TË BURSËS

27 Gusht, 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka marrë vendim për ndarjen e e bursave për studentët elitarë të universiteteve publike, të niveleve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2019-2020.

Përfitues të bursave janë 1516 studentë të dy niveleve të studimit Bachelor dhe Master. Shuma e bursës për student është 700 euro.

MASh njofton të gjithë studentët përfitues të bursës se, pas shqyrtimit të ankesave të mundshme do të bëhet rimbursimi i mjeteve brenda një afati të shkurtër.

Në dokumentin e bashkangjitur keni emrat e studenteve përfitues.

Vendimi për përfitues të bursave për vitin akademik 2019/2020