Mbledhja Konstituive e Këshillit Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka”

28 Gusht, 2015

Sot, më datë 28.08.2015, është mbajtur mbledhja Konstituive e Këshillit Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka”.
Në mbledhje ishin prezent të gjithë anëtarët: Fejzullah Krasniqi, Arben Dërmaku, Fitore Malaj, Shpresë Qamili, Sadik Haxhiu, Mensur Neziri dhe Arben Sahiti, si dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, z Bekim Samadraxha në cilësinë e vëzhguesit nga ana e Ministrisë. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Përkohshëm, gjegjësisht anëtari më i vjetër i Këshillit, akademik Fejzullah Krasniqi. Të gjithë anëtarët u zotuan se do te respektojnë Statutin e Universitetit, Ligjin mbi Arsimin e Lartë si dhe do të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi maksimale.

Në këtë mbledhje u zgjodh Kryesuesi i Këshillit, Akademik Fejzullah Krasniqi, Zëvendës kryesuese Fitore Malaj dhe Sekretar i Këshillit u zgjodh prof. Sadik Haxhiu.

Këshillit Drejtues mori vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e rektorit.

mk3

mk2