Me rastin e fillimit të procesit të akreditimit të programeve, konform vendimit të KSHC-së dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në përbërje të Prorektorëve, Dekanëve, Drejtoreshës së Zyrës për Zhvillim Akademik, Koordinatorët e Cilësisë, sot zhvilluan takimin informues me drejtues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Gjatë këtij takimi, udhëheqësit e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, u njoftuan me procesin e Ri/ Akreditimit t; Programeve Studimore nga drejtuesit e Agjencisë, të cilët ofruan informata për mbarëvajtjen e procesit të Akreditimit, i cili këtë vit do të zhvillohet nga distanca.
Këtë vit Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, sipas vendimit të KSHC-së të AKA-së, do të zhvillojë procesin e Akreditimit në dy fakultete, Ekonomik dhe Juridik, respektivisht në programet e studimit bachelor, Menaxhim dhe ndërmarrësi dhe Juridik i Përgjithshëm.
Duke marrë parasysh rekomandimet e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, takimi informues është mbajtur në mënyrë virtuale, nëpërmes platformës Zoom, për shkak të pandemisë COVID-19.
Ndryshe për hartimin dhe ndryshimin e dokumenteve me rëndësi për Universitetin “Kadri Zeka”, janë formuar grupe punuese, ku janë përfshirë menaxhmenti, stafi akademik, studentët dhe administrata , me të cilët po ashtu janë mbajtur rregullisht takim pune.
Në këtë kuadër anëtarët e grupit, duke përfshirë Prorektorin për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, Dekanët, Drejtoreshën për Zhvillim Akademik, Koordinatorët për Cilësi, vlerësuan përkushtimin dhe punën e mirë që është bërë deri me tani.
Universiteti është i përkushtuar maksimalisht rreth përgatitjeve për këtë proces.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan