Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar takimin e radhës, ku nga sot kryesimin e saj do ta ketë Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi.
Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë rektorët e universiteteve publike në Republikën e Kosovës, derisa për shkak të situatës së krijuar ditëve të fundit nga COVID 19, është reduktuar numri i mysafirëve të ftuar.
Mbledhje e ka hapur Prof. Dr. Fadil Milaku Rektori i Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, njëherësh kryesuese i Konferencës.
Më pas Rektorët unanimisht kanë zgjedhur kryesuesin e Konferencës së Rektorëve, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi Rektor i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, kurse Prof. Dr. Alush Musaj Rektor i Universitetit ‘’Isa Boletini’’ në Mitrovicë është zgjedhur zëvendës kryesues. Pas votimit është bërë edhe bërë pranim dorëzimi i kryesimit të Konferencës.
Rektori Bajram Kosumi ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje dhe njëherësh ka përgëzuar Rektorin Millaku për kryesimin e deritashëm të Konferencës. Rektori ka thënë se që nga viti 2016 kur u themelua Konferenca e Rektorëve e deri më tani, është bërë mjaft punë e mirë duke mbrojtur arsimin e lartë dhe cilësinë e arsimit nga politikat shkurtë pamëse. Ai ka falënderuar Arsim Bajrami, në atë kohë Ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, për ndihmën në themelimin e Konferencës së Rektorëve.
Gjatë këtij takimi të Konferencës së Rektorëve u diskutua edhe për shtyerjen e provimit të maturës për 29.08.2020. Universitetet do ta përkrahin MASHTI për provimin e maturës me potencialin në dispozicion, në cilëndo kohë.
Rektori ka ftuar të gjithë që të mbështesin universitetet dhe të besojnë në arsimin cilësor në Kosovë.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan