MINISTRJA E ARSIMIT TAKOI REKTORËT E UNIVERSITETEVE PUBLIKE TË KOSOVËS

28 Maj, 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur  në takim rektorët e universiteteve publike,  Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, Rektor i Universitetit ‘’Kadri Zeka’ në Gjilan’, Prof. Dr. Fadil Millaku Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë,  Prof. Dr Marjan Demaj Rektor i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina” , Prof. Dr. Ismet Temaj Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Alush Musaj Rektor i Universitetit të  Mitrovicës “Isa Boletini”, Prof. Dr. Agron Bajraktari Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj  dhe Prof. Ass. Artan Nimani, Rektor i Universitetit të  Gjakovës “Fehmi Agani”  . Në takim është biseduar rreth bashkëpunimit mes MAShTI-t dhe universiteteve, me qëllim të avancimit të arsimit të lartë publik në vend

Gjatë këtij takimi u bisedua për procesin e përmbylljes së vitit akademik 2019/2020 si dhe rreth përgatitjeve të nevojshme për fillimin e vitin të ri akademik 2020/2021.

Pjesëmarrësit në takim u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në të mirë të ngritjes së cilësisë në sistemin arsimor në Republikën e Kosovës.

Rektorët falënderuan ministren për mbështetjen dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit.