Me rastin e festës së Fitër Bajramit, rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, uron studentët, organet drejtuese, stafin akademik e administrative dhe të gjithë qytetarët e besimit islam.
Në këtë ditë të veçantë, Rektori Kosumi, uron që kjo festë të ju gjejë në harmoni Ju dhe familjet e juaja!
Njëherësh, në këtë ditë të madhe, Rektori uron që të gjithë ne të reflektojmë për punën dhe angazhimet tona, ndaj familjes, miqve dhe shoqërisë, për të kontribuuar në të mirën e përbashkët.
Rektori dëshiron që të kaloni këtë ditë festive me më të dashurit tuaj, duke ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit.
Rektori Bajram Kosumi, ju dëshiron paqe, shëndet dhe begati në shtëpitë tuaja!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan