Sqarim për publikun

29 Korrik, 2015

Nëpër mediet informative gjatë ditës së djeshme, 28 korrik 2015, është botuar një shkrim,  me titullin “Veteranët e luftës zhgënjehen në Naim Sylën, e akuzojnë se përbuzi dëshmorët”. Me qëllim të sqarimit të opinionit publik dhe sqarimit të medieve, ju bëjmë me dije se Marrëveshja mes UKZ-së dhe OVL-së ekziston dhe nuk është anuluar asnjë pikë e saj dhe se ajo është zbatuar ashtu siç janë marrë vesh palët. Gjithashtu  për Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” është e papranueshme deklarata e Ahmet Daku, Kryetar i OVL-së dega në Gjilan, ku thotë se rektori i UKZ-së ka bërë “përbuzje të familjeve të dëshmorëve”. Ne si Universitet kemi marrë obligim moral që ti pranojmë këto kategori, duke sjellë lehtësira për ta që mund të pranohen vetëm nëse e kalojnë pragun  prej 40% të kalueshmërisë, e që është caktuar nga MASHT dhe Senati i UKZ-së.

Pas një rishikimi të marrëveshjes nga menaxhmenti I Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe përfaqësuesit  të cilët kanë qenë pjesë e hartimit të marrëveshjes  mes UKZ-së dhe OVL-së, u vërtetua se asnjë dispozitë e marrëveshjes nuk na obligon të pranojmë dikë nën pragun e kalueshmërisë. E vetmja dispozitë e Marrëveshjes mes UKZ-së dhe OVL-së që obligon palët është Neni 3, të cilin e  bëjmë publike për opinion.

 

Naim Syla, rektori I Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe i gjithë menaxhmenti i tij i respektojnë dhe I çmojnë vlerat e luftës e posaçërisht familjet e dëshmorëve, SEPSE vlerat e luftës janë universale.

Pikërisht këto vlera na obligojnë që ne të mos bëjmë asnjë regjistrim kundër kritereve të vendosura nga MASHT dhe senati I UKZ-së.

Megjithëkëtë pas takimit që sot përfaqësues të UKZ-së patëm me  Ahmet Daku kryetar i OVL të UÇK-ës, u dakorduan që të kërkojmë pëlqimin e MASHT-it për këtë rast.

 

Me respekt,
Prorektor për çështje mësimore ne UKZ
Prof.Dr. Sadik Haxhiu