Për shkak të rrezikshmërisë së përhapjes së virusit COVID-19, Universiteti ‘’Kadri Zeka’’ ka filluar aplikimin e masave të Qeverisë së Kosovës për tu mbrojtur nga Koronavirusi.
Në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Menaxhmenti i Universiteti ‘’Kadri Zeka’’ ka ndërmarrë të gjitha masat parandaluese për të siguruar një ambient të shëndetshëm për stafin dhe studentët.
Kështu ka filluar të bëhet dezinfektim i gjithë objektit, përfshirë zyrat, kabinetet, sallat e mësimit, hollet dhe në përgjithësi ambienti i Universitetit, që ka për qëllim përforcimin higjieniko-sanitar.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan